‘42,000 shqiptarë largohet çdo vit’, Rira: Shqipëria drejt katastrofës demografike, largimi i të rinjve po thellon krizën
E ftuar në studion e “Kafe Shqeto”, sociologia Miranda Rira foli mbi krizën demografike që po përballet Shqipëria, duke theksuar plakjen e shpejtë të popullsisë dhe shpopullimin masiv. Ajo nënvizoi se struktura demografike ka ndryshuar dramatikisht: në vitin 2011 piramida e popullsisë kishte formën e një “bredhi” me bazë të gjerë të rinjsh, ndërsa sot ka marrë formën e një “shisheje birre”, ku baza e popullsisë së re ngushtohet dhe pjesa e të moshuarve zgjerohet. Rira paralajmëroi se, sipas raporteve të Bankës Botërore, në vitin 2060 rreth 30% e popullsisë shqiptare do të jetë mbi 65 vjeç, që do të thotë një në tre persona do të jetë i moshuar. Ajo theksoi se kjo krizë nuk është vetëm rezultat i plakjes, por edhe i largimit...
Burimi:
syri.net