“400 vende të reja pune”, Rama njofton marrëveshje për prodhimin e mjeteve detare në Pashaliman

“400 vende të reja pune”, Rama njofton marrëveshje për prodhimin e mjeteve detare në Pashaliman

Shqipëria ka firmosur një tjetër një marrëveshje me kompaninë italiane Fincantieri për prodhimin e mjeteve detare në kantierin e Pashalimanit. Ky është një tjetër lajm që njoftoi nga Berlini kryeministri Edi Rama për rritjen e kapaciteteve ushtarake dhe përfshirjen e Shqipërisë në industrinë ndërkombëtare të mbrojtjes. “Një tjetër moment i rëndësishëm i javës ishte hapja e një rruge tjetër në drejtim të rritjes së kapaciteteve tona ushtarake dhe të ripozicionimit të Shqipërisë në rrjetin e industrisë ushtarake, ku deri para pak kohësh ishim prej dekadash krejt inekzistent. Firmosëm marrëveshjen mes kompanisë italiane Fincantieri, një nga emrat e mëdhenj të ekselencës industriale europiane dhe kompanisë sonë publike Kayo për prodhimin e mjeteve detare në Shqipëri në kantierin e Pashalimanit, qoftë në funksion të forcave të armatosura...