‘40% e popullsisë, në kushtet e varfërisë’, Teliti: Dëshmia më flagrante e kolapsit ekonomik, ‘turizmi i pazarit’
Të jetosh në Shqipëri po kthehet gjithnjë e më shumë në një "mision të pamundur" për një pjesë të madhe të qytetarëve. Pagat e ulëta në rajon dhe çmime që rivalizojnë ato evropiane, kanë krijuar një realitet të zymtë ekonomik, ku varfëria nuk është më një statistikë, por një përvojë e prekshme e përditshme. I ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv nën moderimin e Arnold Kariqit, koordinatori i programit ekonomik në PD, Dorian Teliti thote se varfëria në Shqipëri shikohet dhe preket çdo ditë. Sipas tij, ajo nuk gjendet vetëm në raportet e INSTAT apo të institucioneve ndërkombëtare, por në peshën gjithnjë e më të lehtë të qeses së pazarit të çdo familjeje, kjo për shkak se konsumi po tkurret në mënyrë dramatike....
Burimi:
syri.net