40 ditë protesta, PS bllokon nismat e opozitës për Zonat e Mbrojtura dhe Investimet Strategjike
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka reaguar pas zhvillimeve në Komisionin për Çështjet e Integrimit, ku sipas saj mazhoranca rrëzoi kërkesën e opozitës për shqyrtimin me përparësi të disa nismave ligjore të lidhura me procesin e integrimit dhe kërkesat e protestuesve. Përmes një postimi në Facebook, Vokshi akuzon Partinë Socialiste se po refuzon shfuqizimin e ligjeve për Zonat e Mbrojtura, Paketën e Maleve, Investimet Strategjike dhe ndryshimet për Trashëgiminë Kulturore. Sipas saj, këto çështje lidhen drejtpërdrejt me mbrojtjen e interesit publik, transparencën dhe standardet europiane. Postimi i plotë: Në emër të opozitës kërkova përsëri në Komisionin për Çështjet e Integrimit shqyrtimin me përparësi të katër ligjeve thelbësore për procesin e integrimit dhe përmbushjen e kërkesave të dhjetëra mijëra protestuesve, të cilët protestojnë prej më...
Burimi:
syri.net