“380 të dënuar përfitojnë lirim të menjëhershëm”/ Toni Gogu prezanton projektligjin për amnistinë: 900 persona ulje dënimi

“380 të dënuar përfitojnë lirim të menjëhershëm”/ Toni Gogu prezanton projektligjin për amnistinë: 900 persona ulje dënimi

Ministri i drejtësisë, Toni Gogu, ka prezantuar në Komisionin e Ligjeve, projektligjin për amnistinë. Sipas tij, nga kjo amnisti përfitojnë 380 persona, 900 të tjerë ulje dënimi dhe nuk përfiton asnjë nga ata që janë të dënuar për korrupsion dhe krim të organizuar. “Pa u zgjatur dua ta nis me 3 numra. 380 persona fitojnë lirim të menjëhershëm nga ky projektligj që ne kemi sjellë. 900 persona përfitojnë ulje të dënimit. 0 persona, zero të dënuar për korrupsion, krim të organizuar dhe çështje në kompetencë të strukturave të posaçme antikorrupsion, përfitojnë nga kjo amnisti. I përmenda këto tre numra se përmbledhin filozofinë e këtij projektligji që prezantova sot para jush”, tha ndër të tjera Gogu. Top Channel