35-vjetori i PS/ Rama: Sazani nuk shitet dhe nuk jepet me qira! Është pronë e Shqipërisë
Kryeministri Edi Rama, në festën e 35-vjetorit të Partisë Socialiste në Tiranë, theksoi se ishulli i Sazanit as nuk shitet dhe as nuk jepet me qira. “Këto ditë nuk kanë qenë të lehta as për mua. Nuk ka vend dhe ditë më të duhur që, me lejen tuaj, t’i drejtohem me disa fjalë edhe atyre që nuk janë këtu mes nesh. Duke nisur nga ata që kanë dalë në protestë për të mbrojtur Zvërnecin dhe Sazanin nga unë dhe nga qeveria. Po të ishin të vërteta ato që u është mbushur mendja se janë, ashtu siç ua kanë thënë e shkruar në kanale të ndryshme, do të isha edhe unë po aq i neveritur sa më duket se janë disa prej jush. Po jetojmë këto...
Burimi:
javanews.al