35 vjetori i PS, Rama nga Shkodra: Do na akuzojnë “Flamingot” se po përdorim patronazhistët dhe administratën, qëllimi jonë të çojmë Shqipërinë në majë
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të hënë në qytetin e Shkodrës, në kuadër të 35-vjetorit të Partisë Socialiste. Takimi u zhvillua në Kalanë e Rozafës. Gjatë fjalës së tij, Rama, ndërsa falënderoi pjesëmarrësit e shumtë në numër, ironizoi kundërshtarët, duke theksuar se do ta akuzojnë se po përdor administratën dhe patronazhistët. “Kur po ngjiteshim rrugicave të kalasë për të ardhur deri këtu, ndërkohë po më thoshin Enea dhe Beneti se ka shumë njerëz. Thashë: a po thonë çfarë dëshirojnë apo çfarë është në realitet? Thashë, nëse shumë njerëz kanë rezistuar kaq shumë deri në ngjitje, jo se jemi të fortë, por jemi më të fortë se asnjëherë tjetër. Nuk diskutohet se do na hidhen në fyt menjëherë “Flamingot” që do të thonë se...
Burimi:
vizionplus.tv