35-vjetori i PS përçan socialistët, “garda e vjetër” refuzon Ramën dhe dalin hapur në mbështetje të protestave, nga…

35-vjetori i PS përçan socialistët, “garda e vjetër” refuzon Ramën dhe dalin hapur në mbështetje të protestave, nga…

Përvjetori i 35-të i themelimit të Partisë Socialiste ka shpërfaqur një krizë të paprecedentë të brendshme, duke sjellë një përçarje të madhe mes udhëheqjes aktuale dhe figurave historike të saj. Teksa kryeqyteti është përfshirë nga protesta masive prej 13 ditësh, heshtja brenda kampit rozë është thyer përfundimisht nga emra me peshë politike. Në këtë atmosferë tensioni, ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade, ka refuzuar në mënyrë demonstrative të marrë pjesë në festën e organizuar dje për këtë përvjetor. Ky bojkot i hapur tregon qartë distancimin e “gardës së vjetër” nga linja zyrtare që po ndjek kryeministri Edi Rama. Përmes mesazheve të tyre të prera, si Arta Dade ashtu edhe ish-ministri tjetër i Jashtëm, Ditmir Bushati, kanë dalë publikisht në krah të qytetarëve protestues. Zonja Dade ka...