32 ditë protestë, Berisha mesazh gjeneratës Z: Jeni ngritur kundër një diktature autoritare

32 ditë protestë, Berisha mesazh gjeneratës Z: Jeni ngritur kundër një diktature autoritare

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vlerësoi rolin e Gjeneratës Z në 32 ditë protestë në bulevardin Dëshmorët e Kombit, ku të rinjtë janë pjesëmarrësit më të shumtë. Gjatë fjalës së tij në promovimin e librit “Tirania e Buzëqeshjes” të Ndriçim Kullës, Berisha e cilëson lëvizjen e të rinjve si “një mrekulli” për Shqipërinë. Sipas kreut demokrat edhe pse të rinjtë nuk kanë jetuar një regjim autoritar, janë ngritur “në mënyrën më të fuqishme ndaj një diktature autoritare”. “Ndaj dhe dy fjalë për gjeneratën Z. Kjo lëvizje është mrekullia më e madhe e Shqipërisë dhe shqiptarëve në kohëra. Pse e them këtë? Aty janë rryma të ndryshme, por ata që janë energjia, ata që janë guximi, ata që janë shpirti i pamposhtur, ata janë të...