250 milionë euro kredi për biznesin, Rama: Mbështesim ndërmarrjet e vogla e të mesme për rritjen e tyre

250 milionë euro kredi për biznesin, Rama: Mbështesim ndërmarrjet e vogla e të mesme për rritjen e tyre

Bizneset e vogla dhe të mesme do të mund të marrin kredi me norma interesi 2 deri në 3 herë më të ulëta si pasojë e nismës së re të qeverisë “Dyfisho Biznesin Tënd”. Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes me bankat e nivelit të dytë, kryeministri Rama u shpreh se projekti do të nxisë më shumë performancën e sipërmarrjeve.  “Në fillim ishte një projekt i dedikuar vetëm për bujqësinë, por sot është kthyer në një program shumë serioz mbështetjeje për të gjitha ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Të gjithë ata që i përkasin këtij sektori duhet ta dinë që, pasi të nënshkruhet marrëveshja, mund të fillojnë të aplikojnë në varësi të planit të biznesit”, tha Rama. Në total do të jenë 250 milionë euro që...