2025-2026 krizë politike, 7 qershori dita e fatit politik për Kosovën

2025-2026 krizë politike, 7 qershori dita e fatit politik për Kosovën

Loreta Koleci KOSOVË- “KRIZË, ZGJEDHJE, DESTABILITET”- këto tre terma e kanë shoqëruar Kosovën që nga zgjedhjet parlamentare më 9 shkurt 2025. Vetëm brenda vitit të kaluar, vendi zhvilloi tri palë zgjedhje, duke hyrë në një cikël tensionesh politike dhe bllokadash institucionale. Në fund të dhjetorit 2025, Lëvizja VETËVENDOSJE arriti të siguronte 51% të votave, duke krijuar bindjen se kriza politike po shkonte drejt fundit. Pas muajsh pa stabilitet institucional, VETËVENDOSJE arriti të krijonte qeverinë dhe të merrte nën kontroll institucionet kryesore të vendit. Megjithatë, sfida më e madhe mbeti zgjedhja e presidentit të ri të Kosovës, pasi mandati i presidentes Vjosa Osmani do të përfundonte më 4 prill 2026. Sipas Kushtetutës, presidenti zgjidhet nga Kuvendi. Në dy raundet e parë nevojiten 80 vota nga 120...