100 dëshmitarë për Metën, në listë diplomatë amerikanë dhe emra që tronditin dosjen
Një zhvillim i ri është shënuar në procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit dhe kryetarit të Partisë së Lirisë Ilir Meta, pas paraqitjes nga SPAK të listës së dëshmitarëve në GJKKO. Një ditë pas këtij hapi procedural, Meta ka reaguar publikisht duke deklaruar se edhe mbrojtja e tij do të kërkojë thirrjen e dhjetëra dëshmitarëve në proces, përfshirë diplomatë, zyrtarë amerikanë dhe përfaqësues të kompanive lobuese të përmendura në dosje. Në një postim të tij, Meta ka theksuar se “koha e deduksioneve ka përfunduar” dhe se në gjykatë, sipas tij, do të paraqiten fakte që nuk janë hetuar prej vitesh. “Koha e deduksioneve mbaroi, gati për të bërë hetimet që nuk ndodhën për 8 vjet. Mirëpresim rreth 100 dëshmitarët e thirrur nga Prokuroria e Posaçme dhe veçanërisht...
Burimi:
ntv.al