‘1 milion euro të abuzuara në vetëm një vit në Bashkinë e Sarandës sipas KLSH’, Zhupa: Faturë e keqqeverisjes!
Deputetja demokrate, Ina Zhupa, denoncoi sërish abuzimet që bëhen në Bashkinë e Sarandës. Sipas saj, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar se vetëm në një vit, në këtë bashki bregdetare janë abuzuar 1 milion euro. Zhupa tha se kjo është një kosto që e paguajnë qytetarët. Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të marrin në dorë Bashkinë e Sarandës në zgjedhjet e ardhshme dhe ta vënë atë në shërbim të qytetarëve. Deklarata e plotë: Raporti i fundit i KLSH-së është, në fakt, aktakuza më e mirë për Bashkinë e Sarandës. Në vetëm 1 vit të audituar janë rreth 1 milion euro të abuzuara nga kjo bashki Qartësisht nuk kemi të bëjmë me një apo dy zyrtarë të paaftë, por kemi të bëjmë me një...
Burimi:
sot.com.al