Policia tregon detajet e operacionit për kapjen e Refit Buzit në Roskovec: Refuzoi të dorëzohej, më pas qëlloi veten…

Policia tregon detajet e operacionit për kapjen e Refit Buzit në Roskovec: Refuzoi të dorëzohej, më pas qëlloi veten…

Policia ka dhënë detaje shtesë për ngjarjen e rëndë në fshatin Vidhisht të Roskovecit. Sipas njoftimit, pasi ish-të dashura e 35-vjeçarit u lirua falë ndërhyrjes së Policisë, ekipi negociator i RENEA-s, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe nën drejtimin e prokurorit, vijoi negociatat me të për ta bindur të dorëzohej dhe për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Policia bën me dije se, pavarësisht negociatave që zgjatën që nga orët e para të mëngjesit, 35-vjeçari nuk iu bind thirrjeve për t’u dorëzuar dhe, rreth orës 16:35 është vetëvrarë me armën e gjahut që mbante me vete, brenda makinës. Njoftimi i policisë “Roskovec, Fier/Informacion shtesë Në vijim të informacionit paraprak për ngjarjen e rëndë kriminale të ndodhur në fshatin Vidhisht, Roskovec, ku...