Policia shoqëroi brutalisht protestuesit gjatë tubimit te Parlamenti, Komiteti i Helsinkit: Do të zbardhim çdo rast
Kryetarja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erdia Skëndaj teksa ka mbajtur një deklaratë për mediat para Komisariatit Nr.1 ka dënuar edhe një herë shoqërimin dhe mbajtjen mbi 5 orë të protestuesve në këto ambiente.Ajo tha se për rastet do të ndiqet rruga institucionale dhe do të zbardhet çdo rast. “Nuk duhet të mbaheshin kaq gjatë, mbi 5 orë. Ne kemi ngritur zërin. Do të zbardhim çështjet, më vjen mirë që u liruan. Do të ndjekim rrugën institucionale për të gjithë”, tha ajo.
Burimi:
sot.com.al