“Policia e Shtetit, partner i besueshëm”/ Ambasadori i Spanjës në zyrën e Skënder Hitës: Më shumë operacione të…
Ambasadori i Spanjës, Gabriel Cremades Ventura, vizitë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, mirëpriti në ambientet e DPPSh-së Ambasadorin Ventura, të shoqëruar nga Atasheu i Ministrisë së Brendshme të Spanjës dhe nga Oficeri Ndërlidhës pranë Ambasadës së Spanjës në Tiranë. Gjatë takimit u vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera dhe partneriteti strategjik i ndërtuar ndër vite ndërmjet dy vendeve në fushën e sigurisë, duke vënë theksin te mekanizmat efektivë dhe konkretë si operacioni “Nomada” dhe Skuadra e Përbashkët Hetimore, me rezultate të prekshme në luftën kundër trafikimit të narkotikëve dhe armëve të zjarrit, si dhe lëvizjes së paligjshme të emigrantëve. Drejtori Hita konfirmoi vendosmërinë e Policisë së Shtetit për ta intensifikuar këtë bashkëpunim, përmes rritjes së...
Burimi:
sot.com.al