Policia e Shtetit paralajmëron përkeqësim të motit:  Të shmanget lundrimi,  kujdes në rrugë nga shirat

Policia e Shtetit paralajmëron përkeqësim të motit: Të shmanget lundrimi, kujdes në rrugë nga shirat

Policia e Shtetit ka nxjerrë një njoftim zyrtar për shkak të parashikimeve për përkeqësimin e kushteve hidrometeorologjike detare dhe atmosferike në vend, duke apeluar për kujdes maksimal nga lundruesit dhe përdoruesit e rrugës. Sipas njoftimit, nga mesdita e datës 24 korrik deri në paraditen e datës 25 korrik 2026, mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit udhëzohen të shmangin daljen në det të hapur jashtë Gjirit të Vlorës dhe Gjirit të Sarandës, si dhe përgjatë vijës bregdetare Dhërmi–Himarë–Sarandë. Drejtuesve të këtyre mjeteve u kërkohet të tregojnë vigjilencë të lartë për të parandaluar çdo rrezik për sigurinë e jetës në bord. Përveç situatës detare, autoritetet apelojnë edhe për drejtuesit e automjeteve, motomjeteve dhe këmbësorët që të tregojnë vëmendje të shtuar gjatë lëvizjes në rrugë për...