Policia e Lezhës bën bilancin për muajin maj: 142 vepra penale, zbulueshmëria arrin në 93%
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë ka bërë publike rezultatet e punës për muajin maj, duke raportuar 142 vepra penale të evidentuara dhe një nivel zbulueshmërie prej 93%. Sipas të dhënave të prezantuara në një konferencë për mediat, janë identifikuar 145 autorë të dyshuar, nga të cilët 17 janë arrestuar ose ndaluar. Policia njoftoi gjithashtu se gjatë muajit të kaluar janë kapur 6 persona në kërkim, janë trajtuar 338 konflikte dhe janë evidentuar 6 raste të dhunës në familje. Policia thotë se janë finalizuar 6 operacione policore të cilat janë ndjekur me metoda speciale hetimi për periudha kohore të ndryshme deri në finalizimin e tyre dhe konkretisht: • 2 operacione për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e organizimit të lotarive të palejuara;• 2 operacione për...
Burimi:
top-channel.tv