Policia e Durrësit me ‘dorë të hekurt’/Kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë
Ka nisur zbatimi i planit të masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror, ndërsa Policia e Durrësit ka intensifikuar kontrollet për respektimin e normave të zhurmës në zonat turistike. Paralelisht me kontrollet, janë zhvilluar edhe takime sensibilizuese me administratorë dhe pronarë subjektesh, aktiviteti i të cilëve gjeneron zhurmë nga muzika. Strukturat e sigurisë publike të Komisariatit të Policisë Durrës, bazuar në hartëzimin e zonave me ndotje akustike, kanë organizuar gjatë ditëve të fundit grupe kontrolli në terren për monitorimin e nivelit të zhurmës në ambiente dhe subjekte të ndryshme, të hapura dhe të mbyllura, në zonat turistike. Gjatë kontrolleve janë kryer matje me pajisje të posaçme, në zbatim të ligjit nr. 9774, datë 12.07.2007 “Për administrimin e zhurmës në mjedis”, i ndryshuar....
Burimi:
sot.com.al