Policia aksion kontrolli, gjoba dhe bllokime për mjetet lundruese në Sarandë e Ksamil
Komisariati i Policisë Kufitare në Sarandë, në bashkëpunim me Policinë Rrugore, ka zhvilluar një aksion kontrolli ndaj drejtuesve të mjeteve lundruese që operojnë në zonat turistike të Sarandës dhe Ksamilit. Kontrollet janë fokusuar në verifikimin e përdorimit të pijeve alkoolike nga drejtuesit, si dhe në evidentimin e shkeljeve të tjera të legjislacionit në fuqi. Gjatë aksionit të zhvilluar pasditen e së shtunës, autoritetet konstatuan disa shkelje, për të cilat u vendosën katër masa administrative. Sanksionet variojnë nga gjoba prej 50 mijë lekësh të rinj deri në bllokimin e mjeteve lundruese për një periudhë prej dy muajsh. Policia Kufitare ka bërë të ditur se kontrollet do të intensifikohen gjatë sezonit turistik, me qëllim garantimin e sigurisë së pushuesve në Sarandë dhe Ksamil. Një risi e këtij...
Burimi:
sot.com.al