Po vijnë ditët më të nxehta të vitit/ Meteorologia: Sot termometri ngjitet në 34 gradë celsius në këto qytete

Po vijnë ditët më të nxehta të vitit/ Meteorologia: Sot termometri ngjitet në 34 gradë celsius në këto qytete

Java ka nisur me diell dhe temperatura të larta. Meteorologia Tanja Porja paralajmëroi se termometri do të ngjitet deri në 34 gradë celsius në disa zona të vendit. “Sot temperaturat maksimale variojnë nga 26 -28 gradë celsius në skajin verior të Shqipërisë deri në 34 gradë celsius në Elbasan dhe Berat. Ndërsa në vijën bregdetare kemi 31-32 gradë celsius”, tha Porja. Meteorologia parashikon që temperaturat e larta të vijojnë gjatë gjithë javës. Të enjten mund të ketë reshje të izoluara në veri të vendit dhe një freskim të lehtë të motit nga e mërkura pasdite deri të enjten, por edhe në këto ditë temperaturat do të mbeten mbi 30 gradë celsius theksoi ajo. “E enjtja sjell ndonjë reshje nga veriu, por kryesisht një mot i...