“Po verën 33 mijë euro shishja, vetë e ke blerë?”/ Shpenzimet e luksit të kryeministrit, Këlliçi: Për këto përgjigju
Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka sfiduar publikisht kryeministrin Edi Rama, lidhur me shpenzimet e luksit për udhëtimet private, dhuratat e shtrenjta apo dhe pjesëmarrjen në ndeshjen e NBA në SHBA, kohë më parë. Për të gjitha këto, ligjvënësi demokrat përmes një statusi në rrjetet sociale, shkruan se kur Partia Demokratike kërkoi të ngrinte komision hetimor për të bërë transparencë mbi udhëtimet e Kryeministrit, Rama e rrëzoi këtë nismë. ‘Rama refuzon të japë informacion’, shkruan Këlliçi, duke shtuar se kryeministri e di mirë se aty fshihet një prej fijeve të rrjetit të tij korruptiv. Statusi: Taksia private ajrore e Edi Ramës u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë miliona euro. Partia Demokratike kërkoi të ngrinte komision hetimor për të bërë transparencë mbi udhëtimet e Kryeministrit, por ai...
Burimi:
sot.com.al