“Po vdesin njerëz me ilaçe të skaduara”/ Korreshi sfidon ministren: Hajde me mua në Lushnjë, dorë për dore ose…

“Po vdesin njerëz me ilaçe të skaduara”/ Korreshi sfidon ministren: Hajde me mua në Lushnjë, dorë për dore ose…

Denoncimet mbi degradimin e spitalit të Lushnjës, i cili prej më shumë se një dekade përballet me mungesë totale investimesh dhe pajisjesh bazike jetësore, vijojnë nga ana e deputetit të PD, Saimir Korreshi. I ftuar në nje studio televizive, Korreshi nuk kurseu akuzat ndaj drejtuesve të shëndetësisë dhe figurave politike të deleguara në këtë qark, duke theksuar se situata në institucionin shëndetësor është nën zero. Sipas deputetit demokrat, spitali i Lushnjës vuan prej 16 vitesh mungesën e një skaneri, ndërsa pajisjet aktuale si EKG apo Eko nuk janë blerë nga shteti, por janë siguruar përmes donacioneve nga komunitetet fetare apo bankat e nivelit të dytë. Gjatë intervistës, Korreshi i bëri një sfidë të hapur ministres së Shëndetësisë për të vizituar repartet e spitalit dhe për...