“Po shpikin çdo skenar, janë tmerruar…”/ Protestuesi: Nuk po gjejnë vend ku të futen, duan të na hedhin trutë e gomarit
Shqiptarët janë në protestë prej 26 ditësh dhe kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama. Me thirrjet “Shqipëri e Re”, “Revolucion”, “Edi Rama jep dorëheqjen”, qytetarët kanë marshuar drejt Kryeministrisë. Qytetarët shprehen të vendosur në qëndrimin e tyre dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit. Një protestues teksa mori fjalën e tij, përpara Kryeministrisë, u shpreh se tashmë u mor vesh edhe ndërkombëtarisht që Rama është një kryeministër I korruptuar. “Ndoshta shumë prej këtyre këtu nuk e kishin menduar se protesta do të mbërrinte në këtë pikë, ndaj në fillim na injoruan. I kemi parë se si janë tmerruar dhe kanë 3 ditë që nuk po gjejnë vend ku të futen. Po shpikin skenare për t’ju ikur të vërtetës. Kërkesat që për 25 ditë me radhë i kemi...
Burimi:
sot.com.al