Po rregullonte çatinë, 44-vjeçari nga Saranda rrëzohet dhe plagoset rëndë (Emri)

Po rregullonte çatinë, 44-vjeçari nga Saranda rrëzohet dhe plagoset rëndë (Emri)

Një 44-vjeçar është paraqitur i plagosur rëndë në urgjencën e Spitalit të Sarandës, pasi dyshohet se ka rënë nga soleta teksa ishte duke riparuar çatinë e një objekti. Sipas burimeve, i plagosuri është identifikuar si Besnik Lika, banues në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4 të qytetit. Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se 44-vjeçari ka pësuar frakturë torakale tetë, me pasojë paralizë të këmbëve, dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Pas marrjes së ndihmës së parë në urgjencën e Sarandës, për shkak të gjendjes së rënduar, ai pritet të transportohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.