Plas sherri/ Shqiptarët e Italisë grushtohen në mes të rrugës se kush do kalojë urën i pari

Plas sherri/ Shqiptarët e Italisë grushtohen në mes të rrugës se kush do kalojë urën i pari

Një përplasje fizike është regjistruar këtë të mërkurë në zonën e urës së Plepave, në Durrës, ku disa persona janë konfliktuar në mes të rrugës, duke shkaktuar bllokim të përkohshëm të qarkullimit. Sipas informacioneve paraprake, konflikti dyshohet se ka nisur pas një mosmarrëveshjeje për përparësinë e kalimit në urë dhe më pas ka degjeneruar në përleshje fizike. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë disa persona duke u goditur mes tyre, ndërsa në vendngjarje është krijuar për disa minuta trafik dhe tension. Sipas raportimeve paraprake, dy prej personave të përfshirë në konflikt janë shtetas shqiptarë me banim në Itali. Deri tani nuk ka informacion zyrtar nga autoritetet mbi shkaqet e plota të ngjarjes apo nëse ka persona të proceduar.