Plagosja me thikë në Korçë, policia jep detaje për ngjarjen, 40-vjeçari niset drejt spitalit të Traumës
Policia ka dhënë detaje për plagosjen me armë zjarri të ndodhur këtë të enjte në Korçë. 54-vjeçari Gëzim Ramka ka plagosur me thikë në qafë shtetasin Rigels Janaqi, 40-vjeç pas një konflikti mes tyre për motive të dobëta. Autori është arrestuar ndërkohë që i dëmtuari u dërgua në spitalin e qytetit, por po transportohet drejt Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore. Mësohet se ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi thika i ka prekur cervikalen dhe ka rrezik për jetën. “Rreth orës 11:30, në lagjen nr. 14, shtetasi G. R., rreth 54 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin R. J., rreth 40 vjeç. Shtetasi R. J. është transportuar në spital...
Burimi:
sot.com.al