Plagosi me thikë në bark 23-vjeçarin në Korçë, arrestohet autori
Policia e Korçës ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme Edmond Firajn, autorin e dyshuar të plagosjes me thikë të një 23-vjeçari, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë në fshatin Moravë. Sipas informacioneve, i riu mbeti i plagosur në bark, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë pas ngjarjes, grupi hetimor identifikoi autorin dhe nisi kërkimet për kapjen e tij. Burime bëjnë me dije se Firaj u lokalizua një ditë pas ngjarjes dhe në momentin e arrestimit ndodhej në gjendje të dehur. Për këtë arsye, ai u transportua fillimisht në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe më pas u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë. Lidhur me ngjarjen, 23-vjeçari ka deklaruar se autori i kishte një shumë parash borxh....
Burimi:
sot.com.al