Plagosi me thikë 42-vjeçarin, policia zbardh dinamikën e ngjarjes, arrestohet autori në Sarandë!
Pas disa orësh kërkime është kapur nga policia e Sarandës autori i ngjarjes të paradites të së mërkurës ku u plagos me thikë 42 vjeçari Olsi Muçodemi. Ai është Ylber Hamzaj 45 vjeç nga Kryemadhi i Kuksit. 45 vjeçari pas ngjarjes ku goditi me mjet prerës 42 vjeçarin Olsi Muçodema duke i shkaktuar atij plagë në gjoks dhe dorë, u largua për të mos u kapur nga policia. Kish dalë nga qyteti me synimin për t’u larguar fare. Policia, që përmes kamerave të lokaleve tek vëndi i ngjarjes, kishte piketuar autorin dhe ishte vënë në kërkim të tij dhe arriti ta kapte atë në Qafë të Gjashtës. Në kohën kur u kap nga policia ishte në gjendje të dehur. Sipas burimeve mësohet se 45 vjeçari...
Burimi:
sot.com.al