Plagoset me çifte një person në Bulqizë, autori mendoi që qëlloi kafshët e egra
Një person ka mbetur i plagosur me armë gjahu mbrëmjen e kaluar në fshatin Vajkal, të Bashkisë Bulqizë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, në një zonë bujqësore të fshatit. Sipas informacioneve paraprake, autori ka qëlluar me armë gjahu tip çifte, pasi ka dyshuar se në tokën e mbjellë ndodheshin kafshë të egra që po dëmtonin të mbjellat. Pas të shtënave, ai ka konstatuar se kishte plagosur një person. I plagosuri është transportuar me urgjencë në Spitalin e Bulqizës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Burime spitalore bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë kryer veprimet e para procedurale dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të...
Burimi:
ntv.al