Plagoset me armë zjarri 17-vjeçari në Tiranë, u qëllua aksidentalisht nga shoku, arrestohet së bashku me dy të tjerë

Plagoset me armë zjarri 17-vjeçari në Tiranë, u qëllua aksidentalisht nga shoku, arrestohet së bashku me dy të tjerë

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Tiranë, ku i lënduar ka mbetur një 17-vjeçar. I mituri është qëlluar me armë aksidentalisht nga shoku i tij, 19-vjeçari me iniciale R. S., tashmë i arrestuar së bashku me dy shokë të tjerë. “Rreth orës 01:40, pas njoftimit se në rrugën “Berit Beker” ishte plagosur me armë zjarri një 17-vjeçar, shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, me qëllim sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit. Nga veprimet e para hetimore rezulton se në banesën e shtetasit R. S., 19 vjeç, ky i fundit, duke i treguar armën e zjarrit pistoletë shokut të tij dhe duke menduar se nuk kishte fishek në fole, e ka shkrepur...

TË FUNDIT

MË SHUMË