Pjesëmarrje historike/ Marshim kilometrik në rrugët e Tiranës: U mbush kupa
Protestuesit vijojnë marshimin e tyre në rrugët e Tiranës. Prej 13 ditësh protestojnë të vendosur kundër qeverisë Rama. “Edi Rama jep dorëheqjen” është mesazhi kryesor i kësaj revolte që ka bërë bashkë shqiptarët në Shqipëri dhe në të gjitha trevat ku jetojnë dhe punojnë shqiptarët. Emigrimi është një plagë e shoqërisë shqiptare. Të rinj të larguar nga vendi, për shkak të mungesës së alternativave, zgjodhën të ikin dhe të punësohen në shtete të tjerë, sepse nuk gjetën mbështetje nga shteti i tyre. Tubimi në Tiranë, vijon të jetë madhështor, me një pjesëmarrje historike, dhe duken të vendosur, deri në largimin e Ramës. Shqiptarë nga Londra, Italia, Athina, Gjermania, kanë qenë të pranishëm në këtë tubim. Protesta janë zhvilluar edhe në vende ndryshme ku jetojnë shqiptarë,...
Burimi:
sot.com.al