Pezullimi i afateve të paraburgimit për Veliajn, Ndreca: Vendim antikushtetues, do ta ndjekim në Gjykatën e Lartë…
Avokati mbrojtës, Plarent Ndreca e ka quajtur antikushtetues vendimin për pezullimin e afateve të paraburgimit për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Pas seancës së sotme në GJKKO, Ndreca tha se praktika do të ndiqet në Gjykatën e Lartë dhe në Gjykatën Kushtetuese, të cilat duhet të japin vlerësimin e tyre bazuar në Kushtetutë. “Kemi ankimuar të gjitha vendimet që ka marrë gjykata për pezullimin e afateve të paraburgimit. Sigurisht, është një procedurë krejtësisht antikushtetuese. Një ndër kërkesat tashmë e kemi në Gjykatë të Lartë. Besoj se Gjykata e Lartë duhet të vlerësojë bazuar në Kushtetutë pasojat e këtyre lloj vendimesh, që tashmë janë krijuar si precedent. Në dijeninë time është edhe një gjyqtar i gykatës së Apelit të Posaçëm që e ka çuar në Gjykatën...
Burimi:
sot.com.al