Petro Koçi mesazh të fortë Albin Kurtit: UÇK-ja dhe figurat e saj nuk zhbëhen nga populizmi, historia nuk rishkruhet…

Petro Koçi mesazh të fortë Albin Kurtit: UÇK-ja dhe figurat e saj nuk zhbëhen nga populizmi, historia nuk rishkruhet…

Ish-deputeti i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Petro Koçi, ka publikuar dy reagime të forta në rrjetet sociale, ku kritikon ashpër kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe Lëvizjen Vetëvendosje. Në postimin e parë, Koçi shkruan se LVV dhe Kurti kanë tentuar prej kohësh të “pushkatojnë moralisht e politikisht” UÇK-në dhe figurat kryesore të saj, si Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi e të tjerë.“LVV me Kurtin në krye prej kohësh kanë dashur me e pushkatu moralisht e politikisht UÇK-në, Haradinajn, Thaçin etj. Po s’kanë mundur. Ai qafiri që guxoi të propozojë pushkatimin e Haradinajt nuk tha ndonjë gjë dhe aq të re. Këtë biznes e pati filluar Millosheviçi, prandaj kemi kaq shumë dëshmorë. Kurti doli në skenë më vonë. Shpirtlig dhe xheloz i vogël. Por UÇK-së, Haradinajt, Thaçit,...