“Pesë kërkesat tregojnë organizim”/ Gazetari: Më parë kishte vetëm revoltë, por tani ka edhe një kokë, ka mendim

“Pesë kërkesat tregojnë organizim”/ Gazetari: Më parë kishte vetëm revoltë, por tani ka edhe një kokë, ka mendim

I ftuar në nje studio televizive, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në vijim. Sipas tij, protestat do të vazhdojnë deri në momentin e mbylljes së tranzicionit, ndërsa paralajmëroi se problem kryesor mund të jetë radikalizimi i tyre. Lita thekson se mënyra se si trajtohen protestat nga pushteti mund të ndikojë drejtpërdrejt në intensitetin e tyre, duke paralajmëruar se etiketimi i protestuesve apo përdorimi i narrativave të forta për “agjentura” dhe “luftë hibride” rrezikon të prodhojë efekt të kundërt dhe të forcojë më tej mobilizimin qytetar. “Kjo strategjia me algoritme, me agjentura, me luftë hibride, me luftë digjitale do të japë efektet e kundërta, sepse e ka provuar edhe Aleksandër Vuçiç në Serbi. Protestuesit, studentët,...