Pesë dekada në shërbim të qytetarëve, ndahet nga jeta mjeku i njohur radiolog

Pesë dekada në shërbim të qytetarëve, ndahet nga jeta mjeku i njohur radiolog

Dr. Jani Pjetri, një ndër mjekët veteran të Spitalit Rajonal në Fier dhe disa herë drejtues i tij, është ndarë nga jeta mëngjesin e kësaj të hëne. Lajmin e trishtë e ka dhënë familja dhe kolegët, të cilët janë të prekur nga ikja e mjekut. Doktor Jani e nisi karrierën si mjek radiolog në Spitalin Rajonal Fier më 3 janar 1973, ku për dekada u dallua për profesionalizmin, përkushtimin dhe integritetin e tij. Gjatë karrierës prej më shumë se pesë dekadash, ai shërbeu disa herë si drejtor i Spitalit Rajonal Fier, ndërsa deri në daljen në pension mbajti detyrën e shefit të Shërbimit të Radiologjisë, duke u shërbyer mijëra pacientëve. Kolegët e kujtojnë Dr. Jani Pjetrin si një mjek me aftësi të larta diagnostikuese, korrektësi...