“Person me rrezikshmëri të lartë shoqërore”/ Policia reagon për arrestimin e Moisi Habilajt
Policia e Vlorës ka dalë në një njoftim zyrtar për kapjen e të shumëkërkuarit Moisi Habillaj. Uniformat blu theksojnë se Habilaj, u arrestua provizorisht me qëllim ekstradimin drejt Italisë, ku është dënuar për pjesëmarrje në një organizatë kriminale të armatosur me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike. Po ashtu gjatë operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi E.A., 46 vjeç, banues në Sarandë, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi italian S.F., 70 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”. “Kapet dhe arrestohet provizorisht, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, një shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar nga autoritetet italiane me mbi 12 vjet burgim për pjesëmarrje në organizatë kriminale të armatosur me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike. Në vijim të punës...
Burimi:
sot.com.al