Përplasjet në Tiranë, media spanjolle: Kërkohet dorëheqja e Edi Ramës! Policia përdori gazit lotsjellës ndaj…

Përplasjet në Tiranë, media spanjolle: Kërkohet dorëheqja e Edi Ramës! Policia përdori gazit lotsjellës ndaj…

Përplasjet e regjistruara këtë të enjte para Parlamentit të Shqipërisë kanë tërhequr vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare. Media spanjolle raportojnë për tensionet mes policisë dhe protestuesve, të cilët kundërshtojnë ndërtimin në zonat e mbrojtura, në Zvërnec. Sipas raportimit të medias spanjolle, protestat që nisën në muajin maj janë përshkallëzuar dhe këtë të enjte arritën në dyert e Parlamentit. Siç thuhet në artikull, protestuesit kërkojnë jo vetëm ndalimin e projektit turistik në zonën e mbrojtur natyrore, por edhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Artikulli i CADENA SER: Zona përreth parlamentit të Shqipërisë ishte skena e përleshjeve të dhunshme këtë të enjte midis policisë dhe protestuesve që e kanë zhvendosur protestën e tyre kundër ndërtimit të një mega-resort të promovuar nga Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump,...