Përplasjet mes kompanive, Behgjet Pacolli tërhiqet nga Aeroporti i Vlorës: Le ta marrin, nuk dua të luftoj me shtetin

Përplasjet mes kompanive, Behgjet Pacolli tërhiqet nga Aeroporti i Vlorës: Le ta marrin, nuk dua të luftoj me shtetin

Pas përplasjeve me kompaninë ‘2A Group’, Behgjet Pacolli është tërhequr nga Aeroporti i Vlorës. Biznesmeni ka shpjeguar në llogarinë e tij se pavarësisht se ka investuar mbi 310 milionë euro nga mjetet e tij financiare për aeroportin, ai nuk mund të luftojë me shtetin. Pacolli shtoi se mënyra se si shteti po përdor fuqinë e tij është e papranueshme në një vend që sipas tij pretendon të jetë shtet ligjor. “Aeroporti është ndërtuar ekskluzivisht me mjetet e mia financiare. Janë mbi 310 milionë euro të investuara dhe të angazhuara në formë garancish. Vetëm Valon Ademi, si punëkryes, ka marrë mbi 35 milionë euro nga garancioni i MABCO-s. Aeroportin — le ta marrin! Unë nuk dua të luftoj me shtetin. Shteti e ka fuqinë e vet...