Përplasje e fortë në Qafë-Plloçë, plagosen një drejtues mjeti dhe një fëmijë
Një aksident me dy të plagosur është shënuar këtë shtunë në aksin rrugor Pogradec-Korçë në zonën e Qafë-Plloçës. Dy mjete janë përplasur fort me njëra-tjetrën duke shkaktuar plagosjen e drejtuesit të njërit prej mjeteve dhe një fëmije që udhëtonte me të. Dy të plagosurit u transportuan me urgjencë në spitalin e Pogradecit ku janë nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje mbërriti policia dhe grupi hetimor të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidentit.
Burimi:
sot.com.al