Përplasja me armë në Greqi/ Kush është shqiptari i plagosur, e shkuara e errët

Përplasja me armë në Greqi/ Kush është shqiptari i plagosur, e shkuara e errët

Alesio Xhelo dyshohet të jetë shqiptari që mbeti i plagosur pas përplasjes me armë me policinë greke mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Mikrolimanos, në Pire. Sipas autoriteteve greke, 42-vjeçari konsiderohej person me rrezikshmëri të lartë dhe ishte në kërkim për një sërë veprash të rënda penale. Policia greke bëri me dije se ndaj tij kishte një urdhër arresti evropian dhe “Red Notice”, ndërsa dënimet dhe masat e sigurisë në shtetin grek arrinin në mbi 73 vite burg. Ngjarja ndodhi gjatë një operacioni të Departamentit të Ndjekjes së Krimeve me Zhvatje, ku efektivët po kryenin kontrolle në biznese të zonës. Sipas deklaratës zyrtare, policët e konsideruan të dyshimtë 42-vjeçarin dhe tentuan ta kontrollonin, por ai u përpoq të largohej me automjet. Autoritetet pretendojnë...