Përplasi për vdekje fëmijën 7-vjeçar në Elbasan/ Arrestohet regjisori Petri Bozo, dëshmia: Isha me shpejtësi të ulët

Përplasi për vdekje fëmijën 7-vjeçar në Elbasan/ Arrestohet regjisori Petri Bozo, dëshmia: Isha me shpejtësi të ulët

Regjisori Petri Bozo është arrestuar pas aksidentit tragjik në Elbasan, ku humbi jetën një fëmijë 7-vjeçar. Në dëshminë e parë dhënë në polici Bozdo mësohet të ketë deklaruar se sipas tij, ai ka qenë me shpejtësi të ulët. “Kam qenë me shpejtësi të ulët për shkak të kufizuesit të shpejtësisë, ‘policit të shtrirë’ në rrugë. Kam përshëndetur një oficer policie që ndodhej aty. Më pas kam goditur një objekt. Nuk e kam parë çfarë ka qenë, kam tentuar të devijoj kur ndjej përplasjen. Kur kam dalë kam parë fëmijën”, tha Bozo në dëshmi. Top Channel