Përjashtimi nga TVSH-ja për armët, Tabaku: Skemë privilegjesh e krijuar për KAYO-n

Përjashtimi nga TVSH-ja për armët, Tabaku: Skemë privilegjesh e krijuar për KAYO-n

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka kritikuar vendimin e qeverisë për përjashtimin nga TVSH-ja të importeve të pajisjeve dhe makinerive që do të përdoren për prodhimin e armëve. Sipas saj, kjo masë nuk përbën një strategji për zhvillimin e industrisë shqiptare të mbrojtjes, por një lehtësi fiskale të krijuar për kompani të veçanta. Tabaku deklaron se përfituesi kryesor i kësaj skeme duket të jetë kompania KAYO, e cila sipas saj ka përfituar edhe më herët nga lehtësira dhe asete. “Në Shqipërinë e Edi Ramës, politika fiskale nuk përdoret për të nxitur ekonominë. Përdoret për të zgjedhur fituesit. Përjashtimi nga TVSH-ja vetëm për pajisjet dhe makineritë e përdorura nga prodhuesi shqiptar, nëpërmjet një VKM-je, nuk ndërton një politikë për industrinë shqiptare të mbrojtjes, por krijon...