Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë
Pas një marshimi në rrugët kryesore të Tiranës, protesta e 48-të kundër qeverisë u mbyll mbrëmjen e së premtes përpara godinës së Kryeministrisë. Gjatë tubimit, protestuesit brohoritën slogane kundër qeverisë dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa u dëgjuan edhe thirrje të tjera politike gjatë marshimit. Në përfundim të protestës, organizatorët dhe pjesëmarrësit deklaruan se mobilizimi do të vijojë edhe në ditët në vijim, duke e mbyllur tubimin me mesazhin: “Nesër më shumë!” Sipas organizatorëve, protesta zhvillohet prej 48 ditësh radhazi dhe synon të ushtrojë presion ndaj qeverisë për përmbushjen e kërkesave të tyre, ku kërkesa kryesore mbetet largimi i kryeministrit. Protesta u zhvillua pa incidente të raportuara deri në përfundimin e saj.
Burimi:
gijotina.com