Përfundon aksioni ‘blic’ në burgjet e Lushnjës dhe Elbasanit/ Sekuestrohen sende të ndaluara dhe aksesorë komunikimi

Përfundon aksioni ‘blic’ në burgjet e Lushnjës dhe Elbasanit/ Sekuestrohen sende të ndaluara dhe aksesorë komunikimi

Ka përfunduar kontrolli në burgjet e Lushnjës dhe Elbasanit. Mesohet se kontrollet në burgje u zhvilluan me synimin e zbulimit të sendeve të ndaluara brenda qelive. Sipas njoftimit zyrtar, kontrollet janë kryer në qelitë, regjimet e brendshme, ambientet e përbashkëta dhe sektorët e sigurisë, me fokus parandalimin e sendeve të ndaluara dhe forcimin e masave të sigurisë. Në IEVP Elbasan, operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me drejtuesin e ri të institucionit, në kuadër të marrjes së detyrës dhe rritjes së kontrollit institucional. Gjatë kontrolleve në IEVP Lushnjë janë gjetur dhe sekuestruar sende të tepërta dhe aksesorë të mjeteve të komunikimit. “Mëngjesin e kësaj të diele, me urdhër dhe nën drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, z. Adriatik Kupi, si dhe Drejtorit të Policisë së...