“Përballemi me diktatura”/ 46-të ditë revoltë, Presidenti i EDS nga Brukseli:Rinia shqiptare po frymëzon gjithë Europën

“Përballemi me diktatura”/ 46-të ditë revoltë, Presidenti i EDS nga Brukseli:Rinia shqiptare po frymëzon gjithë Europën

Presidenti i Studentëve Demokratë Europianë (EDS), Francesco Sismondini, iu bashkua protestës së shqiptarëve në Bruksel, e zhvilluar paralelisht me tubimin në Tiranë ku protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Në fjalën e tij para protestuesve, Sismondini shprehu mbështetjen për lëvizjen qytetare në Shqipëri, duke e cilësuar rininë shqiptare si një shembull frymëzimi për të rinjtë europianë. “Studentë, po lind një lëvizje e re në Europë dhe ne jemi këtu për t’ju mbështetur, për të sjellë zërin e të rinjve europianë në mbështetje të popullit shqiptar dhe rinisë shqiptare, e cila sot po na frymëzon”, deklaroi ai. Sipas tij, të rinjtë në Europë po përballen me sfida të ngjashme përballë qeverive që ai i cilësoi autoritare. “Përballemi me qeveri autoritare, me diktatura në çdo cep...