“Për ne pushteti i tij, ka marrë fund”/ 22 ditë protestë, aktivistja: Rama është autokrat, s’ka negociata me të

“Për ne pushteti i tij, ka marrë fund”/ 22 ditë protestë, aktivistja: Rama është autokrat, s’ka negociata me të

Aktivistja Sidorela Vatnikaj, e ftuar në nje studio televizive, ka folur mbi ecurinë e protestave masive që po zhvillohen në Tiranë dhe qytete të tjera ku kërkohet largimi i kryeministrit Edi Rama, teksa sot zhvillohet protesta e 22-të radhazi. Vatnikaj sqaroi se gjithçka nisi tre javë më parë pas një akti dhune në Zvërnec, gjë që nxiti një reagim të menjëhershëm qytetar. “Pati një reagim të menjëhershëm të njerëzve që kuptuan se shteti që ne supozojmë se ekziston ka rënë në duart të të fortëve që nëse nuk reagojmë do na dhunojnë edhe ne. Nuk e kemi pritur që protesta të ishte kaq masive,” u shpreh ajo, duke shtuar se fillimisht kërkohej dorëheqja e ministrit të Brendshëm, por më pas turma u bë më aktive...