PD kërkon mocion me debat në Kuvend për raportin e KE-së: Bardhi dorëzon kërkesën për 20 shqetësimet e ngritura nga PE

PD kërkon mocion me debat në Kuvend për raportin e KE-së: Bardhi dorëzon kërkesën për 20 shqetësimet e ngritura nga PE

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar në Kuvend një kërkesë për zhvillimin e një mocioni me debat mbi raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2025. Kërkesa është firmosur nga kryetari i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, i cili kërkon që Kuvendi të diskutojë gjetjet dhe rekomandimet e institucioneve europiane, duke i cilësuar ato si çështje me rëndësi të veçantë për procesin e integrimit të vendit. Sipas PD-së, në raportin dhe rezolutën përkatëse evidentohen 20 shqetësime kryesore, të cilat lidhen me funksionimin e shtetit të së drejtës, luftën kundër korrupsionit, pavarësinë e institucioneve, lirinë e medias, proceset zgjedhore dhe standardet demokratike. Opozita argumenton se këto gjetje kërkojnë një debat të posaçëm parlamentar dhe adresim të menjëhershëm nga institucionet shqiptare. Demokratët theksojnë se diskutimi në...