PD kërkon hetime mbi financimin e ekspozitave të Ramës: Kush i paguan shfaqjet e kryeministrit

PD kërkon hetime mbi financimin e ekspozitave të Ramës: Kush i paguan shfaqjet e kryeministrit

Partia Demokratike, përmes zëdhënëses për Antikorrupsionin, Genta Vangjeli ka ngritur pikëpyetje mbi financimin e ekspozitave artistike ndërkombëtare të kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar transparencë mbi burimin e fondeve. Në një deklaratë për mediat, ajo tha se kryeministri ka zhvilluar gjatë viteve të fundit ekspozita në galeri prestigjioze në Gjermani, Francë, Itali, Greqi, Portugali, SHBA, Turqi, Kinë dhe vende të tjera. Sipas saj, vetëm në dy ekspozitat e fundit në Berlin dhe Paris, përdorimi i hapësirave mund të ketë kushtuar qindra mijëra euro, pa llogaritur kostot e elementëve të tjerë. “Hapësirat e ekspozimit të këtyre niveleve, mund të kërkojnë kosto shumë të larta pa llogaritur e përfshirë transportin e veprave, siguracionin, montimin, promovimin dhe shpenzime të tjera organizative.”, deklaroi ajo. PD kërkon të bëhet publike nëse...