PD e PS nuk gjetën konsensus për miratimin e rezolutës së përbashkët me PE, Spaho: Demokratët zbatuan urdhrin…
PS e PD nuk e gjetën konsensusin as në Parlamentin Europian, çka bëri që mbledhja e 21-të e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit të përfundonte pa një deklaratë të përbashkët. PS e PD i ndanë votat sipas përkatësisë politike, 7 vota pro mazhoranca e 7 kundër opozita. Qëndrimi i opozitës është kritikuar nga ish-deputeti demokrat Edmond Spaho, i cili në një postim në rrjetet sociale shkruan se se PD nxori pretekste për të mos e votuar deklaratën. Sipas tij, deputetët demokratë e kanë marrë urdhrin nga Sali Berisha dhe votuan kundër në momentin më vendimtar për procesin e integrimit europian të vendit. Më tej, Spaho shkruan se ligjëvënësit opozitarë treguan se PD vlen më shumë se interesat e vendit dhe se “rikthimi” i tyre në pushtet...
Burimi:
sot.com.al